Lloga-Dreksller: Krahas ndryshimeve kushtetuese, gjyqësori është një segment me rëndësi vendimtare për anëtarësim në BE

Maqedonia

Lloga-Dreksller: Krahas ndryshimeve kushtetuese, gjyqësori është një segment me rëndësi vendimtare për anëtarësim në BE

Më: 11 maj 2023 Në ora: 16:14
Lloga-Dreksller

Gjermania e mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt proceseve eurointegruese. Në takimin e sotëm, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga me Ambasadoren e Gjermanisë, Shkëlqesinë e Saj, Petra Dreksller, biseduan lidhur me ndryshimet kushtetuese, skriningun, proceset eurointegruese dhe situatën aktuale në gjyqësor, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Lloga, thonë nga atje, e informoi Dreksller se grupi punues i përgatitjes së propozim-iniciativës për nevojën e ndryshimeve të Kushtetutës intensivisht është duke punuar dhe ai pret që shumë shpejtë të dilet me një zgjidhje konkrete.

“Ambasadorja Dreksller theksoi se ky është një hap shumë i rëndësishëm për vendin tonë, i cili meriton të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Krahas me ndryshimet e Kushtetutës, gjyqësori është një segment me rëndësi vendimtare në këtë rrugë.

Dreksller gjithashtu u informua edhe për situatën në Këshillin Gjyqësor, axhendën legjislative në Kuvend, si dhe për aktivitetet e Ministrisë së Drejtësisë në përgatitjen e Strategjisë për Reforma në Gjyqësor 2023-2027, Kodin Penal dhe Civil, ligjet për faljet, për zbatimin e sanksioneve, për donacionet dhe sponsorizimet. U diskutua edhe për ndryshimet në Ligjin për Evidencën Amë, me të cilin do të zgjidhet problemi dhjetëvjeçar i personave të paevidentuar”, shtojnë nga Ministria e Drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat