ISHT Maqedoni paralajmëron asgjësim të konkurrencës jolojale nga tregtarët e paregjistruar

Maqedonia

ISHT Maqedoni paralajmëron asgjësim të konkurrencës jolojale nga tregtarët e paregjistruar

Më: 11 maj 2023 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Inspektorati shtetëror i tregut (ISHT) paralajmëroi aktivitete për asgjësimin e konkurrencës nga tregtarët e paregjistruar. Me kontrollet do të përfshihen të gjithë tregtarët dhe nëse nuk kanë veprimtari të paregjistruar përveç dënimeve të caktuara do t’u merren prodhimet.

Nga ISHT kumtuan se nga mbikëqyrjet e kryera inspektuese në bazë të vendimeve të Qeverisë të cilat kanë të bëjnë me frutat dhe perimet, janë hasur numër më i madh i tregtarëve të paregjistruar. Me qëllim që të asgjësohet konkurrenca jolojale e shkaktuar nga tregtarët e paregjistruar, Inspektorati shtetëror i tregut në periudhën në vijim do të kryejë edhe mbikëqyrje për konstatim të veprimtarisë së paregjistruar në bazë të Ligjit për tregti.

“Përveç tek ata të cilët shesin fruta dhe perime, mbikëqyrje do të bëhen edhe tek të gjithë tregtarët e tjerë, për të gjitha prodhimet në tërë territorin e RMV-së. Në rast se haset ndonjë tregtar i paregjistruar, përveç dënimit të shqiptuar, do të pasojë edhe marrja e plotë e prodhimeve të cilat i shet”, kumtoi ISHT.

Gjithashtu u bënë thirrje atyre të cilëve kryejnë veprimtari të paregjistruar, në afat sa më të shpejtë të bëjnë regjistrimin, gjë e cila tregon se është shumë i thjeshtë dhe nuk do t’u marrë më shumë se dy ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat