Pendarovski: Rritjen e pagës prej 72 mijë denarëve e kam dhuruar

Maqedonia

Pendarovski: Rritjen e pagës prej 72 mijë denarëve e kam dhuruar

Më: 11 maj 2023 Në ora: 18:22
Stevo Pendarovski

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski sot para gazetarëve ndër të tjera theksoi se rritjen e pagës prej 72.000 denarë i ka dhuruar për donacion.

Presidenti Pendarovski më herët konfirmoi se ka marrë 78% pagë më të lartë për muajin pril, ndërsa sot bëri të ditur se me nga 36.000 denarë ka dhuruar në dy organizata joqeveritare.

“Paga e vjetër ishte 93.000 denarë, e reja është 165.000. Këtë e publikuan edhe mediat”, theksoi Pendarovski.

Kujtojmë se me vendimin e fundit të të Gjykatës Kushtetuese që çfuqizoi vendimin për kufizimin pagave për funksionarët shtetërorë, për 1.600 funksionarë u rrit paga për 78%. Pjesa më e madhe e ministrave dhe funksionarëve ende nuk e kanë bërë të ditur se sa është paga e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat