Kovaçevski refuzon debatin me Mickoskin: Debat do të kemi kur do mbahen zgjedhje parlamentare

Maqedonia

Kovaçevski refuzon debatin me Mickoskin: Debat do të kemi kur do mbahen zgjedhje parlamentare

Më: 11 maj 2023 Në ora: 19:28
Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski në emisionin “Samo intervju” në Kanal 5 refuzoi thirrjen e kryetarit të opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski për debat televizor.

“Mickoski aspak nuk kërkon debat, ndërsa për Korridorin 8 dhe 10-D kërkuan debat në Kuvend, por dy javë nuk caktojnë komision. Kërkuan debat për ndryshimet kushtetuese, edhe atje nuk morën pjesë në komision. Kemi ekipe për bisedime në BE, edhe atje nuk marrin pjesë. Kishim fillim të bisedimeve me BE-në, edhe atje nuk marrin pjesë. Për momentin kemi gjysmë miliardë euro të bllokuara për shkak të tyre”, u shpreh Kovaçevski në pyetjen nëse do të pranojë debat televizor me kreun e OBRM-PDUKM-së.

Ai shtoi se ballafaqim me Mikocskin për debat televiziv me Mickoskin mund të ketë vetëm para zgjedhjeve parlamentare që duhet të mbahen vitin e ardhshëm.

“Debat do të kemi kur do ketë zgjedhje. Debati institucional nuk mund të zëvendëzohen me takime liderësh dhe ballafaqime në debate televizive”, u shpreh Kovaçevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat