Filluan punimet për mirëmbajtjen e autostradës Shkup – Tetovë

Maqedonia

Filluan punimet për mirëmbajtjen e autostradës Shkup – Tetovë

Më: 13 maj 2023 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Në këtë gjendje ishte autostrada shtetërorë Shkup – Tetovë një javë më parë.

E për çështjen e mosmirëmbajtjes së autostradave shtetërorë u diskutua edhe në emisionin Klan Debat ku edhe vete drejtori Ejup Rrustemi pranoi se autostradat e vendit nuk janë të sigurta.

Ja Z. Rrustemi se si është mirëmbajtja e autostradave.

”Është e vërtetë se në këtë mënyrë nuk kemi ne siguri të mjaftueshme, nga vet fakti se nuk mirëmbahen ashtu siç duhet” – tha Ejup Rustemi në Klan Debat.

Rrustemi në Klan Debat shtoi se nga vet fakti se nuk është bërë mirëmbajtja siç duhet si drejtor i Ndërmarrjes publike ka kërkuar nga Këshilli drejtues i ndërmarrjes që ta pranojë një zgjidhje për shkak të sigurisë në Komunikacion. Dhe shtoi se janë detyruar të angazhojmë një kompani private dhe siç tha rezultatet e angazhimit të kompanisë private do të shohim për një periudhë të shkurtë.

E rezultatet në terren janë këto

Rrustemi në Klan Debati foli edhe për Korridorin 8. Edhe përkundër dyshimeve që po i ngrit opozita për keqpërdorime financiare, ai garanton se nuk ka dhe nuk do të ketë. Madje Rrustemi u shpreh i kënaqur që Prokuroria publike ka kërkuar dokumentacionin e plotë, me qëllim që të pastrohen të gjitha dilemat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat