Besimi për pagat në sektorin publik: Po bëhet zgjidhje sistematike ku nuk do të ketë nevojë për negociata në çdo 6 muaj

Maqedonia

Besimi për pagat në sektorin publik: Po bëhet zgjidhje sistematike ku nuk do të ketë nevojë për negociata në çdo 6 muaj

Më: 18 maj 2023 Në ora: 12:09
Fatmir Besimi

“Ashtu siç kemi bërë me pagën minimale, ashtu siç kemi bërë me pensionet, kështu edhe me këtë.

Kjo është e rëndësishme për të punësuarit në administratë që të kenë paga adekuate, të kenë sistem që i ndjek zhvillimet ekonomike dhe puna e tretë, të jenë të barabartë për të gjithë”.

Këtë e tha mes tjerash ministri i Financave Fatmir Besimi në lidhje me rritjen e pagave në sektorin publik. Ai deklaroi se po përpilohet zgjidhje ligjore që do të jetë sistematike.

“Është me rëndësi që të ketë një zgjidhje sistematike, të qëndrueshme, që do të vlejë për të gjithë në sektorin publik dhe çështje që do të zgjidhet në mënyrë që nuk do të ketë nevojë çdo 6 muaj të negociohet me sindikatat, por përkundrazi të ketë zgjidhje që çdo vjet do të vlejë në suaza të ligjit dhe në suaza të marrëveshjes së përgjithshme kolektive”, tha mes tjerash Besimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat