Geer: Të ndërtohet konsensus kombëtar për integrimin e Maqedonisë në BE

Maqedonia

Geer: Të ndërtohet konsensus kombëtar për integrimin e Maqedonisë në BE

Më: 18 maj 2023 Në ora: 16:14
David Geer

Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, David Geer dhe ambasadorja e Suedisë, Ami Larson Jain, vendi i së cilës kryeson me BE-në, bënë thirrje sot që të ndërtohet një konsensus kombëtar për integrimin evropian të vendit, si dhe të zëvendësohet polarizimi në debatin politik në Maqedoninë e Veriut me një dialog politik konstruktiv.

“Nuk dua të hyj në debat për ndryshimet në Kushtetutë, përveçse të them që është vendim sovran i shtetit për ta marrë apo jo, por dua të bëj thirrje për hapje, përgjegjësi politike dhe të kemi parasysh se synimet dhe interesat afatgjata të këtij vendi dhe e ardhmja e tij është brenda Bashkimit Evropian, tha ambasadori evropian Geer.

Sipas tij, rruga drejt BE-së është vendosur kështu dhe për të arritur këtë qëllim është shumë e qartë se çfarë duhet bërë.

“Gjithçka është e arritshme, por nuk është e thjeshtë, bazohet në zbatimin e reformave që janë thelbësore dhe që do ta ndryshojnë këtë vend. Reformat që duhen për të mbrojtur këtë vend, në mënyrë që kur është anëtar i BE-së, të ketë qëndrueshmërinë dhe të konkurrojë me vendet e tjera anëtare të BE-së dhe të përfitojë nga zgjerimi”, tha Geer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat