Grubi inspekton punimet në ndërtimin e poliklinikës në Saraj

Maqedonia

Grubi inspekton punimet në ndërtimin e poliklinikës në Saraj

Më: 20 maj 2023 Në ora: 19:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Zv/Kryeministri i parë, Artan Grubi ka inspektuar punimet në ndërtimin e poliklinikës në Saraj.

Grubi tha se objekti i poliklinikës së shpejti do ti dorëzohet Ministrisë së Shëndetësisë.

“Pas përfundimit të projektit të ndërtimit të poliklinikës në Saraj, me asfaltimin e rrugës rreth objektit përfunduan edhe punët shtesë nga aneks kontrata e që nuk ishin paraparë në projektin bazë. Javën para nesh, objekti i dorëzohet Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa edhe pajisjet janë të siguruara tashmë”, tha Grubi.

Grubi në këtë inspektim ishte i shoqëruar nga deputeti i zonës, Arben Ziberi dhe koordinatori i caktuar për Saraj, Rafiz Haliti, ndërsa nuk u pa kryetari i komunës, Blerim Bexheti.

Kujtojmë qe në mbledhjen e kryesisë partiake, BDI njoftoi se ndjen keqardhje për vetëpërjashtimin e 5 anëtarëve të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat