Regjim i posaçëm i komunikacionit sot në Shkup

Maqedonia

Regjim i posaçëm i komunikacionit sot në Shkup

Më: 21 maj 2023 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Njësia për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup, nesër do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm në komunikacion, për shkak të zbatimit të stërvitjes operative-taktike nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në koordinim me Ambasadën e SHBA-së.

Me këtë rast, për qarkullim do të mbyllen rrugët “Samoillova” nga rruga “Llazar Liçenovski” (Ambasada e SHBA-së) deri te udhëkryqi me rrugët “Prohor Pçinjski”, “Samoillova” dhe “Llazar Liçenovski” në pjesën nga ndërtesa e NP Ujësjellësi deri te Ambasada e SHBA-së në Shkup.

“Sipas nevojës, për qarkullim do të jetë i mbyllur edhe bulevardi ‘Nikolla Karev’ në pjesën nga rruga ‘Brigada maqedono-kosovare’ deri te rruga ‘8 Shtatori’, si dhe rruga ‘Brigada maqedono-kosovare’, në pjesën nga udhëkryqi me rrugën ‘Xhon Kenedi’ deri te udhëkryqi me bulevardin ‘Nikolla Karev’ në Shkup, ndërsa komunikacioni do të riorientohet nëpër rrugët në afërsi”, kumtoi MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat