Osmani-Varhelyi: Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar për anëtarësim në BE

Maqedonia

Osmani-Varhelyi: Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar për anëtarësim në BE

Më: 22 maj 2023 Në ora: 14:31
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij të punës në Bruksel, realizoi takim me Komisionarin Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, njoftojnë nga MPJ.

Në takim, thuhet në deklaratën e MPJ-së, u diskutua për dosjen evropiane të vendit tonë, nivelin e gatishmërisë së administratës sonë për proces të suksesshëm të skriningut dhe ndryshimeve kushtetuese si detyrimi ynë i ndërmarrë me qëllim integrimin e përshpejtuar në BE.

“Maqedonia e Veriut mbetet fuqishëm e përkushtuar në agjendën për reforma dhe integrime evropiane, në realizimin e qëllimit më të madh strategjik të politikës së jashtme deri në vitin 2030, por edhe BE-ja të mbetet e përkushtuar dhe e vendosur për integrimin e përshpejtuar të vendeve të rajonit, me qëllim të përfitimeve të prekshme ekonomike dhe sociale për qytetarët tanë”, theksoi Osmani, duke shtuar se politika e zgjerimit është investim gjeostrategjik në paqe, stabilitetin, sigurinë dhe mirëqenien ekonomike të të gjithë kontinentit evropian.

Ministri Osmani, shtojnë nga atje, iu referua edhe domosdoshmërisë së një tranzicioni të suksesshëm socio-ekonomik dhe nxitjes së integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE edhe para anëtarësimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat