Arrestohen tre persona në Maqedoni, dyshohen për kontrabandë me emigrantë

Maqedonia

Arrestohen tre persona në Maqedoni, dyshohen për kontrabandë me emigrantë

Më: 23 maj 2023 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

MPB Maqedoni informon se sot rreth orës 07:00 në rrugën rajonale në afërsi të Gjevgjelisë, zyrtarët policorë e kanë privuar nga liria B.A.(23) nga Hasanbegu i Shkupit, pasi gjatë kontrollit në automjetin “Mercedes Vito” me targa të Shkupit, i cili drejtohej nga i arrestuari, janë gjetur 23 emigrantë, 17 nga Pakistani dhe gjashtë nga Siria.

“Janë privuar nga liria edhe D.S.(32) dhe D.P.(36), të dy nga Bogdanci, për shkak të dyshimit tse me mjetin tip “Volkswagen Polo” me targa të Gjevgjelisë, i cili drejtohej nga D.S. kanë qenë paraardhës të mjetit “Mercedes””.

“Emigrantët janë vendosur në një qendër pritje-tranzite, ndërsa personat janë ndaluar në stacion policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatëse”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat