Shkup, mësuesi e ka nxitur nxënësen ta sulmojë shokun e klasës – nëna e raporton rastin në polici

Maqedonia

Shkup, mësuesi e ka nxitur nxënësen ta sulmojë shokun e klasës – nëna e raporton rastin në polici

Më: 23 maj 2023 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Një grua nga Shkupi ka raportuar sot, se më 19 maj, gjatë mësimit në një shkollë fillore në Karposh, pas një keqkuptimi të mëparshëm mes djalit të saj të mitur dhe shokut të klasës, mësuesi e ka inkurajuar të miturën tjetër që ta sulmojë fizikisht fëmijën e saj.

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se sipas denoncimit, e mitura më 19 të këtij muaji e ka shtyrë djalin e saj në oborrin e shkollës, pas së cilës për ngjarjen është raportuar psikologu i shkollës.

“E njëjta e mitur, sipas denoncueses, ka ngacmuar dy djemtë tjerë të saj të cilët kanë mësuar me të për një kohë të gjatë.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat