Ndalohet një 29-vjeçar në Manastir, ka gjuajtur me armë qentë endacak

Maqedonia

Ndalohet një 29-vjeçar në Manastir, ka gjuajtur me armë qentë endacak

Më: 25 maj 2023 Në ora: 12:29
Foto ilustrim

MPB njofton se dje në ora 18:30 në Manastir, në rr. “Dimitar Ilievski Murato” është ndaluar I.G.(29) nga Manastiri nga policët e policisë kriminale të SPB Manastir.

Ai duke drejtuar automjetin “Pasat” me targa të Manastirit, në afërsi të vendit të quajtur “Grozd”, nga dritarja e hapur ka qëlluar me pushkë ajrore në drejtim të qenve endacakë.

I është marrë një pushkë ajrore “Gamo” të kalibrit 4.5 mm dhe paketimi me diabolos.

Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat