Maqedoni, bëhet operacioni i parë i gjurit me ndihmën e robotit

Maqedonia

Maqedoni, bëhet operacioni i parë i gjurit me ndihmën e robotit

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 15:58
Fatmir Mexhiti

Në Klinikën për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Anestezion, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv (KTSOARMI) është kryer për herë të parë operacioni i gjurit me ndihmën e një roboti.

Bëhet fjalë për një ndërhyrje tek një grua 70-vjeçare e kryer nga kirurgët e Klinikës dhe kirurgët e një klinike në Larisa në Greqi, me ndihmën e një roboti të huazuar.

Operacioni ka zgjatur rreth një orë, ndërsa drejtori i Klinikës Aleksandar Trajanovski, thotë se me këtë operacion KTSOARMI po bën histori.

Ai theksoi se klinika do të vazhdojë të implantojë proteza totale me këtë procedurë të re, e cila mundëson minimizimin e çdo mundësie ndërlikimi përmes asistencës së robotit.

Ndërsa Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, bëri me dije se ministria në të ardhmen do të angazhohet për prokurimin e një roboti të tillë, por se duhet pasur parasysh edhe buxhetin.

“Si ministër, dua të theksoj angazhimin tim për afrimin sa më të shpejtë të agjendës së reformës, duke kërkuar në të njëjtën kohë mundësitë për të inicuar ndryshime që do të kenë ndikim të menjëhershëm te pacientët, familjet e tyre dhe punonjësit e shëndetësisë”, theksoi ministri Mexhiti.

Mjekët nga Greqia vlerësuan se robotika është e ardhmja dhe se ky është një hap i madh për RMV-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat