Ishin duke u kthyer nga ahengu në Koçan: Tre persona humbën jetën, shoferi ishte nën ndikim të alkoolit

Maqedonia

Ishin duke u kthyer nga ahengu në Koçan: Tre persona humbën jetën, shoferi ishte nën ndikim të alkoolit

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 20:25
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore Publike sot njoftoi për aksidentin e djeshëm tragjik në autostradën Shtip-Miladinovcë ku jetën e humbën tre persona.

Vozitësi i automjetit Shevrolet në gjakun e të cilit është detektuar prania e alkoolit, ka humbur kontroll duke e ka tejkaluar automjetin Tojota kur ndodhi aksidenti tragjik, thuhet në raportin fillestar të prokurorisë publike pasi prokurori kujdestar publik nga Prokuroria publike në Shtip dhe ekipet e MPB-së kanë bërë kontroll në vendngjarjen në autostradën Shtip-Milladinovcë ku të premten jetën e humbën tre persona.

Sipas informacioneve fillestare që i njoftoi Prokuroria, aksidenti ka ndodhur kur automjeti Shevrolet me targa të Shkupit ku ishin pesë pasagjerë të një familjeje që ishin duke u kthyer në Shkup nga ahengu në Koçan, ka filluar ta tejkalonte automjetin Tojota me targa të Koçanit në të cilin ishin dy persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat