Moti i keq në Maqedoni: Rrëshqitje dheu në Ohër, vërshime në Prilep

Maqedonia

Moti i keq në Maqedoni: Rrëshqitje dheu në Ohër, vërshime në Prilep

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Komunikacioni në rrugën rajonale Ohër-Shën Naum në afërsi të fshatit Labunishtë po vazhdon me kalim të alternuar të automjeteve, njoftoi sot Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Mbrëmë kjo pjesë është përfshirë nga një stuhi e reshjeve të shiut dhe breshër që ka shkaktuar rrëshqitje të dheut në këtë rrugë.

Shefi i Qendrës Rajonale për Menaxhimin e Krizave, Mitko Temellkoski, dje tha se rrëshqitja e dheut është shkaktuar nga një stuhi e shkurtër me reshje të forta shiu.

Vërshime ka pasur edhe në Prilep dhe Kavadar, ku janë përmbytur më shumë se 10 objekte, kryesisht bodrume.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat