Normalizohet komunikacioni hekurudhor në Maqedoni

Maqedonia

Normalizohet komunikacioni hekurudhor në Maqedoni

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Komunikacioni hekurudhor në shtet është normalizuar, pasi sot në orën 13 është paguar paga e prillit në “HRMV Transport SHA Shkup” dhe është ndërprerë bojkoti të cilin e filluan sot në mëngjes të punësuarit.

Gjatë bojkotit disaorësh nuk kanë qarkulluar dy trena, një i udhëtarëve dhe një i mallrave.

“Sot në HRMV Transport SHA Shkup në orën 13:00 është lëshuar paga e prillit.

Të punësuarit vazhdojnë me punë, trenat qarkullojnë sipas itinerarit”, informuan nga HRMV Transport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat