Taravari: Ashtu siç e parashikuam, OBRM-PDUKM do t’i votojë ndryshimet kushtetuese

Maqedonia

Taravari: Ashtu siç e parashikuam, OBRM-PDUKM do t’i votojë ndryshimet kushtetuese

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 13:33
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se ashtu siç e kanë parashikuar, OBRM-PDUKM po jep sinjale dhe është e gatshme për votimin e ndryshimeve kushtetuese.

Taravari tha se nuk është me rëndësi se cili propozim për Qeveri do të pranohet, por që me rëndësi janë që të votohen ndryshimet kushtetuese.

“Për ne me rëndësi është që OBRM-PDUKM tashmë jep sinjale pozitive se janë të gatshëm për t’i votuar ndryshimet kushtetuese, një punë që ne e kemi thënë qysh para një muaji ose dy se në fund OBRM-PDUKM përsëri do t’i voton ndryshimet kushtetuese.

Nuk është me rëndësi më propozimi, për ne si parti politike me rëndësi është agjenda, ndërsa agjenda dhe rruga e vetme e Maqedonisë është rruga drejt BE-së pa marrë parasysh kombinimet dhe opsionet që ofrohen ne jemi aty për të mbështetur dhe për ta ndihmuar rrugën e RMV-së drejt fillimit të negociatave me BE-në”, tha për “TV21” Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat