Policia dhe ushtria do të ruajnë të burgosurit në “Idrizovë” për shkak të mungesës së rojeve

Maqedonia

Policia dhe ushtria do të ruajnë të burgosurit në “Idrizovë” për shkak të mungesës së rojeve

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Pjesëtarë të MPB-së dhe të Ushtrisë do të angazhohen në mbështetje të Policisë së Burgjeve në burgun e “Idrizovës”.

Vendimi është marrë pas mbledhjeve të grupit të vlerësimit dhe komitetit drejtues të mbajtur në Qendrën e Menaxhimit të Krizave.

QKM njofton se një nga problemet kryesore me të cilat ballafaqohet burgu i “Idrizovës” është mungesa e personelit. Nga atje thonë se numri i punonjësve në policinë e burgjeve është i pamjaftueshëm për të plotësuar nevojat dhe aktivitetet e përditshme.

Do të kërkohet një mënyrë për të punësuar staf të ri, i cili do të jetë përgjegjës për sigurinë dhe risocializimin e të burgosurve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat