Regjistrimi në shkollat e mesme të Maqedonisë, në formë elektronike

Maqedonia

Regjistrimi në shkollat e mesme të Maqedonisë, në formë elektronike

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Nxënësit që kanë kryer shkollën fillore, do të mund të regjistrohen në formë elektronike në shkollat e mesme. Afati i parë mbyllet më 21 qershor, por rezultatet për përzgjedhjen e nxënësve do të bëhen publike më 22 qershor.

Në shkollat ku do të ketë interesim më të madh të nxënësve të shkëlqyeshëm se sa vendet e parapara do të ketë edhe provim pranues.

Afati i dytë dhe i fundit për regjistrim është 27 dhe 28 qershori.

Për vitin e ardhshëm shkollor 2023/24 janë 29 798 vende të lira, prej të cilave 20 608 vende për gjuhën maqedonase, ndërsa 8 301 në gjuhën shqipe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat