Prilepi dje u kaplua nga moti i ligë, sot situata është stabile

Maqedonia

Prilepi dje u kaplua nga moti i ligë, sot situata është stabile

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Në Prilep paraditen e sotme gjendja është stabile, pas stuhisë së djeshme të përcjellë me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Siç bëjnë të ditur nga Brigada Zjarrfikëse, qytetarët nga lagjja Varosh dhe Trizla kanë raportuar për vërshime, andaj kanë ndërhyrë disa herë për nxjerrjen e ujit në bodrumet dhe dhomat përdhesë.

Janë raportuar dy vetura të përmbytura në dalje nga Prilepi, ndërsa ka pasur disa shkëndija në tela. Ekipet e “Ujësjellësit” të Prilepit kanë pastruar rrugët nga mbeturinat menjëherë pas shirave të rrëmbyeshëm dhe situata është stabile.

Qytetarët e Prilepit thonë se situata më e përkeqësuar ka qenë rreth orës 14:00 dhe 15:00 kur për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme, kanalet atmosferike nuk mund të merrnin ujin menjëherë, kështu që rrugët u ngjanin lumenjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat