SPB Veles: Vrasje në Gradsko, arrestohet autori

Maqedonia

SPB Veles: Vrasje në Gradsko, arrestohet autori

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 14:23
Policia

Në fshatin Podles, Komuna Gradsko, nëpunës policor nga SPB Veles, kanë privuar nga liria 61-vjeçarin S.I. nga fshati Podles.

Siç bën me dije MPB-ja, ai dje rreth orës 16:10 para shtëpisë së tij pas një debati të mëparshëm me revole ka qëlluar disa plumba në drejtim të 42-vjeçarit M.D. dhe 44-vjeçari M.V., të dy nga Velesi.

“Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në ambulancë në Gradsko M.D., ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës. M.V. ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar për ndihmë në spitalin e Velesit”, njofton Riste Samarxhiev, zëdhënës i SPB Veles.

Revola është gjetur dhe konfiskuar, ndërsa S.I. është ndaluar në stacionin policor. Kontroll në vendin e ngjarjes ka bërë ekipi i SPB Veles dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat