Aksident në Mogillë, lëndohen pesë persona

Maqedonia

Aksident në Mogillë, lëndohen pesë persona

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

MPB njofton se pesë persona kanë mbetur të lënduar mbrëmjen e djeshme në një aksident trafiku në rrugën e vjetër Gjavato-Topolçan.

Njoftimi i MPB:

Dje në ora 20:32 në SPB Manastir është raportuar se në rrugën e vjetër Gjavato – Topolçan, në afërsi të fshatit Mogillë, Manastir, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit “Citroen” me targa të Manastirit, drejtuar nga G.S. (37) nga fshati Mogillë dhe automjetit “Opel Vectra” me targa të Manastirit drejtuar nga B.N.(20) nga fshati Beranci.

Në aksident ka mbetur i lënduar rëndë shoferi G.S, ndërsa shoferi B.”N. dhe V.S.(56) nga fshati Mogillë, bashkudhëtar në automjetin “Citroen”, M.A.(32) dhe M.B.(21), të dy nga fshati Beranci, bashkudhëtar në automjetin “Opel Vectra”, kanë pësuar lëndime trupore të cilat janë konstatuar në spitalin e Manastirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat