Spasovski: MPB e ka zbardhur rastin me rrahjen në Strugë

Maqedonia

Spasovski: MPB e ka zbardhur rastin me rrahjen në Strugë

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 13:39
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, është deklaruar në lidhje me incidentin që ka ndodhur dje në Strugë, ku një person ka rrahur kryetarin e shoqatës bullgare “Shemeto”, Bekir Kadrieski.

“Lidhur me këtë ngjarje është e rëndësishme që është vepruar shpejt dhe me efikasitet.

Sulmuesi i personit është ndaluar. Deklarata janë marrë nga dëshmitarët okularë. Denoncimi dhe deklarata nga i dëmtuari ka ndodhur në qendrën mjekësore. Është njoftuar Prokurori Publik dhe pas mbledhjes së të gjitha provave do të ngrihet akuza. Ky rast është zbardhur nga MPB-ja”, njoftoi sot Spasovski.

Ministria e Punëve të Jashtme bullgare njoftoi dje se një punonjës i Konsullatës së Përgjithshme në Manastir është dërguar në Strugë me qëllim që “të sqarojë faktet rreth rastit dhe të konstatojë nëse sulmi ishte vepër penale nga urrejtja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat