Bundestagu sot do të votojë për rezolutën në mbështetje të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE

Maqedonia

Bundestagu sot do të votojë për rezolutën në mbështetje të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Bundestagu gjerman sot do të diskutojë dhe votojë për rezolutën në mbështetje të anëtarësimit të Maqedonisë në BE.

Bundestagu gjerman e njeh gjuhën, kulturën dhe identitetin maqedonas, thotë në një deklaratë për Deutsche Welle, deputeti i Liberalëve (FDP), Thomas Hacker. Si pjesë e shumicës parlamentare, Hacker është një nga iniciatorët e rezolutës së parlamentit gjerman për Maqedoninë e Veriut, e cila do të jetë sot në agjendën e Bundestagut, transmeton zhurnal.mk.

Me këtë rezolutë Bundestagu dëshiron të inkurajojë Maqedoninë e Veriut që nga vera e vitit 2022 të zbatojë kompromisin me Bashkimin Evropian, thotë Hacker, duke aluduar në marrëveshjen për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.

Deputeti gjerman thekson se hyrja e Maqedonisë së Veriut në BE është në interes të Gjermanisë dhe BE-së.

“Zbatimi i kompromisit nuk do të çojë në humbjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit maqedonas, siç frikësohen nga disa persona të ekspozuar politik në Maqedoninë e Veriut, beson Haker. Sipas tij, përmbushja e marrëveshjes do t’i mundësojë Shkupit të hapë klasterin e parë negociator dhe kjo, siç thekson ai, “është e një rëndësie vendimtare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat