Ligji për evidencën amë kalon filtrin në Kuvend

Maqedonia

Ligji për evidencën amë kalon filtrin në Kuvend

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 15:49
Ilustrim

Zgjidhja e re ligjore për personat e paevidentuar mundëson regjistrimin e kësaj kategorie më së voni 45 ditë nga data e lindjes.

Sipas Ligjit për Evidencën Amë, të cilin Kuvendi e miratoi ditë më parë, rreth 700 persona të paevidentuar pas verifikimeve shtesë do të duhet të regjistrohen në evidencën amë deri më 31 dhjetor të këtij viti.

“Çdo fëmijë i lindur në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut gëzon të drejtën e menjëhershme të regjistrimit në Librin Amë për të lindurit dhe më së voni 45 ditë nga dita kur ka lindur, pavarësisht shtetësisë apo statusit personal të prindërve të tij”– Ligji për Evidencën Amë.

Megjithëse sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut problemi nuk është zgjidhur akoma.

Fati i personave të paevidentuar apo ashtu siç njihen në kornizën ligjore Evidenca e të paevidentuarve do të zgjidhet me ndryshimet shtesë që duhet bërë mbi Ligjin për letërnjoftime dhe Ligjin për paraqitjen e vendbanimit dhe vendqëndrimit.

Pikërisht dispozitat e këtyre dy ligjeve, sipas Suad Misinit bënë që familjet e Memet Kamber dhe Toni Sali të mos mund të kryejnë ceremonitë mortore për më të dashurit e tyre, kjo për shkak të mungesës së letërnjoftimit dhe vendbanimit.
Dy zgjidhjet ligjore ndërlidhen njëra me tjetër mbi faktin se Ligji për paraqitjen e vendimit kërkon paraqitjen e adresës në Komunën ku graviton, ndërsa Ligji për letërnjoftime nuk plotëson kriterin e lëshimit të dokumentit nëse nuk potencohet vendbanimi.
 

Misini ne reagimin e tij ka potencuar se nga dita e hënë do të vazhdon grevën e etjes para Kuvendit me qëllimin që institucionet, përkatësisht Ministria e Brendshme të merr në konsideratë kërkesat e personave të paevidentuar dhe të zgjidh njëherë e përgjithmonë problemet e kësaj natyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat