Niset për në Meke grupi i parë i hanxhinjve nga Maqedonia e Veriut

Maqedonia

Niset për në Meke grupi i parë i hanxhinjve nga Maqedonia e Veriut

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Bashkësia Fetare Islame e RMV-së njofton se gjatë ditës së sotme është nisur për në Mekë grupi i pari i hanxhinjve të sivjetmë nga Maqedonia e Veriut.

Haxhinjtë në grupin e parë janë nga Tetova.

“Nga aeroporti ndërkombëtarë i Shkupit, sot me datë 15.06.2023 e enjte, u nis grupi i parë i haxhinjëve për në vendet e shenjta në Arabinë Saudite, ku në javët në vijim do kryejnë një nga shtyllat e fesë islame, Haxhin. Fatin të jenë të parët që u nisën në këtë rrugëtim adhurimi e patën hanxhinjtë nga Myftinia e Tetovës të cilët ishin shumë të ngazëllyer, sepse, sipas tyre, nisen në udhëtimin e tyre të jetës”.

“Në përcjellje të haxhinjëve krahas organizatorëve nga Myftinia e Tetovës, kishin ardhur edhe shumë familjarë të tyre. Për sot janë paraparë të ketë dy fluturime për në Xhide në Arabinë Saudite. Nga dy fluturime do të ketë edhe në ditët në vijim kur do udhëtojnë edhe haxhinjtë nga myftinitë tjera në vend. Haxhinjëve ju urojmë rrugëtim të mbarë dhe e lusim Allahun e Madhërishëm t’ua lehtësoje kryerjen e këtij ibadeti dhe të kthehen me haxh të pranuar. Këtë vit nga vendi jonë janë gjithsej 2030 haxhinj”, thonë nga BFI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat