Pendarovski në takim me Begajn, vlerësohen marrëdhëniet miqësore në mes RMV-së dhe Shqipërisë

Maqedonia

Pendarovski në takim me Begajn, vlerësohen marrëdhëniet miqësore në mes RMV-së dhe Shqipërisë

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 15:03
Pendarovski në takim me Begajn

Presidenti Stevo Pendarovski në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Prespës për Dialog 2023, sot u takua me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Në takim u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe mes dy vendeve, të cilat këtë vit mbushin 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike.

 Ku u vlerësua se janë miqësore dhe u shpreh kënaqësia për zhvillimin e tyre pozitiv, përmes bashkëpunimit konstruktivit dhe shkëmbimit të vizitave në nivelin më të lartë”, theksohet në kumtesën nga kabineti i Pendarovskit.

Dy presidentët, siç shtohet në kumtesën, kanë biseduar edhe për çështjet rajonale dhe rrugën e integrimit të dy vendeve në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat