Xhaferi – Norlen: Aderimi është përfitim për ardhmërinë, e jo kthim në të kaluarën

Maqedonia

Xhaferi – Norlen: Aderimi është përfitim për ardhmërinë, e jo kthim në të kaluarën

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 19:35
Xhaferi – Norlen

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe delegacioni në përbërje Nikola Micevski, Sonja Mirakovska, Remzi Mehmedi, realizuan takim me kryetarin e Parlamentit suedez, Andreas Norlen, në kuadër të Konferencës për demokracinë në Evropë, e cila mbahet në Stokholm.

Sipç informojnë nga pres shërbimi i Kuvendit, bashkëbiseduesit u përqendruan në proceset aktuale politike në të dy shtetet, në procesin e aderimit të Suedisë në NATO, në procesin euro integrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kontekstin gjeo-politik i cili është rezultat i agresionit të pa-provokuar të Rusisë mbi Ukrainën, si edhe në marrëdhëniet bilaterale, sidomos bashkëpunimin e përforcuar parlamentar përmes programit të bashkëpunimit ndërmjet dy Parlamenteve.

Norlen, sipç thuhet në kumtesë, duke falënderuar për pjesëmarrjen e Delegacionit të nivelit të lartë nga Kuvendi, theksoi se kjo është tregues se Republika e Maqedonisë së Veriut është seriozisht e përkushtuar në avancimin dhe ruajtjen e demokracisë dhe sundimit të drejtës. Ai nënvizoi se Suedia e çmon lartë atë që Kuvendi ishte ndër parlamentet e para që e ratifikuan Protokollin e aderimit të Suedisë në NATO.

“Unë jam zëdhënës kundër bilateralizimit të proceseve të aderimit në marrëdhëniet ndërkombëtare sepse aderimi duhet të bazohet mbi shkallën e përmbushjes së kushteve për anëtarësim, e jo në kthim në të kaluarën”, tha Norlen në kontekst të integrimeve në BE, njofton pres shërbimi i Kuvendit.

Xhaferi foli për ngjarjet aktuale në Kuvend dhe u përqendrua në ndryshimet kushtetuese të cilat duhet të miratohen.

“Për momentin nuk kemi konsensus për ndryshimin e Kushtetutës, por bëjmë përpjekje të përditshme të gjejmë konsensus me opozitën, për gjeneratat e ardhshme, e jo për shkak të statusit politik”, tha Xhaferi.

Në lidhje me bashkëpunimin parlamentar, Kryetari Xhaferi e theksoi rëndësinë e Programit për bashkëpunimin parlamentar me Parlamentin Suedez, për të cilin tha se do të vazhdojë edhe në të ardhme, dhe në këtë kontekst, i drejtoi ftesë Norlenit për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat