Kovaçevski: Takimi i liderëve bazë e mirë për hedhjen e hapit të ardhshëm

Maqedonia

Kovaçevski: Takimi i liderëve bazë e mirë për hedhjen e hapit të ardhshëm

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 22:54
Kryeministri Dimitar Kovaçevski

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot i bëri thirrje OBRM-PDUKM-së që t’i përmbahet asaj që u tha në konferencën për shtyp pas takimit të liderëve të mbajtur më 7 qershor dhe bashkërisht të marrin vendime që janë të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

Ai beson se ajo që u arrit në takimin e liderëveështë një bazë e mirë për të ecur përpara, për të hedhur hapin e radhës dhe për të marrë vendimet e duhura në një kohë të zhvillimeve gjeopolitike në Evropë.

“Takimi i liderëve dha disa mesazhe të rëndësishme. E para, se OBRM-PDUKM nuk është kundër ndryshimit të Kushtetutës. E dyta, se nuk është kundër përfshirjes së kombeve të tjera në Preambulën e Kushtetutës, duke përfshirë pjesë të popullit bullgar. E treta, se kjo përbërje parlamentare ka legjitimitet për ta bërë këtë dhe së katërti se kjo Qeveri ka legjitimitet sepse OBRM-PDUKM ka kërkuar të jetë pjesë e Qeverisë dhe menjëherë iu ofrua që t’i jepet gjysma e posteve ministrore”.

“Kryetari i OBRM-PDUKM-së për arsye të njohura kishte edhe një kusht tjetër, që BDI të mos jetë pjesë e Qeverisë që do të marrë detyrën pas hapjes së Kushtetutës. Dhe kjo dëshirë u plotësua në mënyrë që praktikisht të gjitha gjërat që ishin vendosur u pranuan. Besoj se kjo është një bazë e shkëlqyer që puna të vazhdojë në nivel operativ përmes grupeve punuese që do të mund të pajtohen për detajet, tha Kovaçevski sot, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas inspektimit të rinovimit të sistemit të ujitjes “Makaria” në afërsi të Rosomanit.

Sipas Kovaçevskit, OBRM-PDUKM është në një pozitë e cila nuk është shume e këndshme sepse si parti e madhe nuk kanë votuar për ndonjë vendim të rëndësishëm për shtetin.

“Ata nuk e mbështetën marrëveshjen me Greqinë, as anëtarësimin në NATO, as marrëveshjen me Fronteksin, as Kornizën negociuese. Besoj se ky është një vendim shumë i rëndësishëm për vendin dhe duhet të merret së bashku. Mendoj se do të gjejnë forcë për ta bërë këtë, tha Kovaçevski, duke shtuar se OBRM-PDUKM nuk ka arritur as të lobojë te tre deputetët e partive simotra që të votojnë për Rezolutën e miratuar në Bundestagun gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat