LSDM: Mickoski nuk bëri asgjë për Rezolutën në Bundestag, po tregon injorancë të madhe

Maqedonia

LSDM: Mickoski nuk bëri asgjë për Rezolutën në Bundestag, po tregon injorancë të madhe

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 09:04
Hristijan Mickoski

Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja nuk bënë asgjë për Rezolutën e miratuar nga Bundestagu gjerman, akuzojnë sot nga LSDM.

“Përveç kësaj, Mickoski tregoi injorancë të madhe për mënyrën se si funksionojnë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe procesi i integrimit në BE.

Mickoski dhe OBRM-PDUKM me vetëdije kanë gënjyer opinionin se do të kishin ofruar një kornizë më të mirë negociuese, edhe pse të gjithë zyrtarët e BE-së e bëjnë të qartë se korniza negociuese nuk mund të ndryshohet.

Jo vetëm që nuk janë në gjendje të sigurojnë një kornizë të re negociuese, Mickoski dhe OBRM-PDUKM nuk janë në gjendje as të lobojnë për shtetin e tyre.

Përkundër kësaj, Mickoski ende ka mundësi të qëndrojë në krahun e djathtë dhe duhet të përdorë dorën e zgjatur në takimin e liderëve ku i janë pranuar të gjitha kushtet”, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat