Policia e gjeti gruan nga Ohri, ishte paraqitur si e humbur

Maqedonia

Policia e gjeti gruan nga Ohri, ishte paraqitur si e humbur

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Një grua nga një fshat i Ohrit, Srednoreçë e Epërme, e cila u raportua se dje kishte humbur deri sa po mblidhte kërpudha, është gjetur në orët e para të mëngjesit.

QMK rajonale e Ohrit duke cituar informacione nga SPB-Ohër, njoftoi sot se gruaja ka humbur rreth orës 20:40 dhe se pas një kërkimi gjatë gjithë natës, ajo është gjetur në orët e para të mëngjesit në gjendje të mirë shëndetësore.

Zhdukja u raportua nga bashkëshorti, i cili njoftoi se ata ishin duke mbledhur kërpudha në vende të ndryshme nëpër pyll. Kur është dashur të takohen në vendin e rënë dakord, pranë makinës së tyre, gruaja nuk është paraqitur.

Kërkimi përfshinte njësinë e shpëtimit malor me një qen të trajnuar për kërkim, një ekip policor nga SPB Ohër, banorë të fshatit dhe të afërm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat