Amendamentet kushtetuese nuk do të jenë në rend dite në seancën e sotme të Qeverisë së RMV-së

Maqedonia

Amendamentet kushtetuese nuk do të jenë në rend dite në seancën e sotme të Qeverisë së RMV-së

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski njoftoi sot se amendamentet kushtetuese nuk do të jenë në rend dite në mbledhjen e sotme të qeverisë.

“Sot nuk do të jenë në seancë të qeverisë amendamentet kushtetuese, menjëherë pasi shërbimet të na informojnë atëherë menjëherë do t’i vendosim në rend dite. Pasi t’i rregullojnë shërbimet, kur të vijnë në rend dite do t’ju njoftojmë”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski mohoi se po ushtrohet presion ndaj deputetëve të opozitës për miratimin e amendamenteve kushtetuese.

“As nuk ka ndodhur, as nuk ndodh e as nuk do të ndodh. Ju keni qenë dëshmitarë të votimit të propozimit “francez” vitin e kaluar kur deputetët e partisë sime politike ishin të lirë të votonin sipas mendimit të tyre dhe propozimi u votua me 68 vota pro dhe asnjë kundër sepse ata që ishin “kundër” nuk qëndruan për të votuar, por braktisën sallën. OBRM-PDUKM nuk votoi kundër, ata flasin kundër dhe pastaj ikin që askush nga jashtë të mos i fajësojë sepse retorika që ata kanë në publik dhe në përfaqësitë e huaja është krejtësisht e ndryshme, tha Kovaçevski.

Ai mbetet i mendimit se platforma për bisedë të përbashkët e dakorduar në takimin e liderëve është një bazë e mirë për të hedhur hapat e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat