Kovaçevski: “Behtel dhe Enkës” para një periudhe u është paguar paradhënia për punët përgatitore rreth korridoreve 8 dhe 10D

Maqedonia

Kovaçevski: “Behtel dhe Enkës” para një periudhe u është paguar paradhënia për punët përgatitore rreth korridoreve 8 dhe 10D

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 16:30
Korridoret

Kryeministri Dimtar Kovaçevski sot kumtoi se konsorciumit “Behtel dhe Enka” para një periudhe të caktuar i është paguar paradhënia për punët përgatitore rreth korridoreve 8 dhe 10d, por shuma e saktë, siç tha, mund të kërkohet në NP “Rrugët shtetërore”.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Kovaçevski konsfirmoi edhe se ka filluar puna e korridoreve, përkatësisht se në rrjedhë janë hulumtimet gjeomekanike.

“Për korridoret, po, ka filluar puna. Ajo marrëveshje tashmë është nënshkruar dhe sipas tij, së pari fillojnë hulumtimet gjeomekanike të cilat tashmë kanë filluar, fillon faza e projektimit sepse bëhet fjalë për projektim dhe ndërtim.

Ata tashmë punojnë në pajtim me procedurat dhe kanë marrëveshje që është valide, është paguar paradhënia, shumën e saktë mund t’ua japin në NP për rrugë shtetërore, e cila i është transferuar “Behtel dhe Enkës” dhe kjo është bërë para një periudhe të caktuar, në pajtim me kryerjen e punëve përgatitore për fillim të ndërtimit të projektit sepse ka projektim, hulumtime gjeomekanike dhe më pas kryerje të projektit”, tha Kovaçevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat