Shpallet gjendje krize në Dellçevë dhe Kriva Pallankë

Maqedonia

Shpallet gjendje krize në Dellçevë dhe Kriva Pallankë

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 19:03

Në Komunën e Dellçevës dhe Kriva Pallankës është shpallur gjendje e krizës.

Vendimi është marrë në seancën e sotme të Qeverisë, ndërsa arsyeja e shpalljes së gjendjes së krizës është vërshimet dhe ballafaqimi me vërshimet dhe pasojat e tyre.

Si pasojë e stuhisë në komunën e Dellçevës ka pasur dëmtime të infrastrukturës rrugore dhe disa rrëshqitje të mëdha të dheut, sanimi i të cilave kërkon zgjidhje afatgjata që kërkojnë ndihmë shtetërore”, theksuan nga Komuna e Dellçevës.

Paraprakisht, shërbimet komunale kanë dorëzuar informacion në Qeveri, ndërsa pas shpalljes së gjendjes së krizës pritet ndihma e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat