Kovaçevski: S’ka presion ndaj deputetëve të OBRM-PDUKM-së për ndryshimet kushtetuese

Maqedonia

Kovaçevski: S’ka presion ndaj deputetëve të OBRM-PDUKM-së për ndryshimet kushtetuese

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 21:07
Dimitar Kovaçevski

Ndryshimet kushtetuese akoma nuk kanë ardhur në rend dite në qeveri dhe askush nuk e thotë se kur kjo do të ndodhë. Anëtarët e ekzekutivit sot kishin seancë por në të nuk është hapur tema e draft amendamenteve të ndryshimeve kushtetuese. Kryeministri Dimitar Kovaçevski ndërkohë tha se askush nuk ushtron presion ndaj deputetëve të OBRM-PDUKM-së që individualisht të vendosin të mbështesin ndryshimet, përkundër vendimit të partisë së tyre.

“Dua të mohoj çfarëdo presioni ndaj cilitdo deputet të Kuvendit nga cilado parti politike. Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë. Ju ishit dëshmitarë të votimit të propozimit francez kur edhe deputetët e partisë time ishin të lirë të votojnë ashtu si ata vlerësojnë se duhet të votojnë”, deklaroi Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski komentoi pesimizmin e një dite më parë të shprehur nga ish presidenti Branko Cërvenkovski. Ky i fundit kishte thënë se janë të palogjikshme deklaratat e politikanëve aktual se nëse fillon tani hapja e kapitujve, integrimi i plotë i vendit mund të ndodhë për 4-5 vjet.

“E dini, ka pasur njerëz që kanë menduar se ne kurrë nuk do të bëhemi vend anëtar i NATO-s megjithatë u bëmë. Ka njerëz që kanë qenë pesimist se kurrë nuk do të kemi kornizë negociuese, edhe këtë e fituam. Ka pasur njerëz që kanë besuar se kurrë nuk do të firmoset dokumenti FRONTEX me gjuhë të pastër maqedonase dhe kjo ndodhi. E rëndësishme është t’i mbetesh besnik qëllimit”, tha Dimitar Kovaçevski.

OBRM-PDUKM-ja pret që LSDM-ja të vendosë për njërin nga dy opsionet që ka vendosur si kusht për të mbështetur ndryshimet kushtetuese. Deri atëherë, nuk sheh arsye për vazhdim të negociatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat