Shqiptohen 271 masa në Shkup, 87 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

Shqiptohen 271 masa në Shkup, 87 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 09:25
Policia

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 271 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 271 masa.

 Nga të cilat 87 masa për tejkalim të shpejtësisë, 26 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 36 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, nëntë masa për automjete me probleme teknike dhe të paregjistruara.

Shtatë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve, tetë masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit…”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat