OBRM-PDUKM: BDI duhet të shkojë në opozitë, SHBA vendosi Merkon në listën e zezë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: BDI duhet të shkojë në opozitë, SHBA vendosi Merkon në listën e zezë

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 10:17
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM paraditen e sotme ka komentuar vendimin e Departamentit të Shtetit për vendosjen e kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, në listën e zezë amerikane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga atje thonë se Shtetet e Bashkuara vërejnë se zyrtarët e qeverisë po ndërhyjnë në gjyqësor dhe po diktojnë gjykime.

“OBRM-PDUKM gjatë 6 viteve të fundit vazhdimisht ka reaguar ndaj përfshirjes së pushtetit në proceset gjyqësore dhe partizimit dhe politizimit të organeve të drejtësisë. Pothuajse çdo raport nga Departamenti i Shtetit vëren korrupsionin dhe kriminalitetin nga zyrtarët qeveritarë. Kjo është një shuplakë për qeverinë e LSDM-në dhe BDI-në nga SHBA-të. Kjo është vetëm një arsye pse BDI duhet të shkojë në opozitë. OBRM-PDUKM tha se institucionet nuk duhet të heshtin por të reagojnë menjëherë, duke theksuar se duhet përgjegjësi.

Në njoftimin e Departamentit të Shtetit thuhet se Merko ka përvetësuar fonde dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe të tjera publike, duke minuar besimin e publikut në institucionet demokratike dhe zyrtarët e Maqedonisë së Veriut.

Shtohet se kjo lëvizje dërgon një mesazh se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Maqedonisë së Veriut në forcimin e stabilitetit duke forcuar institucionet demokratike dhe adresimin e mangësive në sundimin e ligjit.

Sanksionet vlejnë edhe për gruan e Merkos dhe tre fëmijët e tyre të rritur”, thonë nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat