Kasami: Tërheqja e tre kandidatëve nga gara për rektor tregon se ka ndërhyrje politike

Maqedonia

Kasami: Tërheqja e tre kandidatëve nga gara për rektor tregon se ka ndërhyrje politike

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 11:35
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami kërkon nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Inspektorati i Arsimit që të veprojë në zgjedhjet për rektorin e UT-së.

Kasami thotë se tërheqja e 3 kandidatëve mbrëmjen e djeshme, me çka mbetet vetëm një kandidat, tregon se në këtë proces ka ndërhyrje politike.

“Universiteti i Tetovës është themeluar me gjak dhe me mundin e këtij populli, ndërsa së fundmi ky universitet drejtohet pa asnjë kriter dhe mbi baza familjare, logjikë kjo që nuk kursen as gjakun e derdhur të popullit për këtë universitet, vetëm e vetëm që dikush të realizojë interesat e veta meskine.

Tërheqja e tre kandidatëve nga gara për rektor të Universitetit të Tetovës, përfundimisht flet për përzierje të “Ahmetistëve” në Universitetin e Tetovës dhe kapjen e tij nga ana e politikës dhe bandave brenda tij”, ka shkruar Kasami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat