Kovaçevski: Procesi për ndryshimet kushtetuese nuk do të ndalet pavarësisht ndryshimit të qëndrimit të OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Kovaçevski: Procesi për ndryshimet kushtetuese nuk do të ndalet pavarësisht ndryshimit të qëndrimit të OBRM-PDUKM-së

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 14:51
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski beson se OBRM-PDUKM do të qëndron në qëndrimin e saj rreth ndryshimeve kushtetuese të deklaruar në takimin e liderëve.

Kovaçevski vlerëson se në mesin e 120 deputetëve në Kuvend, shumica janë për integrimin e vendit.

“Procesi nuk do të ndalet pavarësisht ndryshimit të qëndrimeve të OBRM-PDUKM-së. Besoj se në mesin e 120 deputetëve në Kuvend ka një shumicë të madhe që janë për integrimet evropiane të vendit”, tha Kovaçevski.

I pyetur nëse ka afat deri në të cilin LSDM-ja do ta presë OBRM-PDUKM-në, Kovaçevski tha se afatet janë të përcaktuara me ligj dhe se propozimi do të dorëzohet në Qeveri nga Ministria e Drejtësisë, e më pas do t’i dorëzohet Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat