Bislimoski: Do të mundohemi të jemi kreativ për të shmangur rritjen e çmimit me energjinë elektrike

Maqedonia

Bislimoski: Do të mundohemi të jemi kreativ për të shmangur rritjen e çmimit me energjinë elektrike

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 16:29
Marko Bislimoski

Derisa KRRE analizon kërkesat e dorëzuara nga kompanitë energjetike për çmimin e energjisë elektrike në tregun e rregulluar për gjashtë muajt e ardhshëm që do të vlejnë nga 1 korriku i këtij viti, presidenti Marko Bislimoski thotë se do të mundohen të jenë kreativë këtë vit për të shmangur goditje çmimi të energjisë elektrike.

“Kërkesat kanë ardhur, jemi duke i analizuar dhe kemi përfunduar me analizat për MEPSO-n, po ashtu kemi bërë edhe për “Electrodistribucja”, por pjesa më e rëndësishme mbetet çmimi me të cilin “Electrodistribucja” do të blejë humbjet e energjisë elektrike në tender që do të publikohet nesër dhe sasitë e energjisë elektrike që do të blihen nga furnizuesi universal, poashtu në tenderin e nesërm. Pasi t’i zbulojmë çmimet, do t’i përfundojmë llogaritjet dhe gjatë javës së ardhshme do ta informojmë opinionin për vendimet tona”, tha Bislimoski.

Si më të rëndësishmin për çmimin e energjisë elektrike në gjashtë muajt e ardhshëm, ai theksoi tenderin në të cilin EMV do të ofrojë energji elektrike për furnizuesin universal dhe tenderin në të cilin do të ofrojë çmim për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes.

Në çmim do të ndikojnë edhe rritja e TVSH-së nga 10 në 18 për qind, edhe atë me 7.2 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat