Mexhiti: Do ta zgjidhim problemin që e kanë personat me fibrozë cistike

Maqedonia

Mexhiti: Do ta zgjidhim problemin që e kanë personat me fibrozë cistike

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 17:23
Fatmir Mexhiti

Nga dita e parë iu rrekëm aitij problemi. Të gjitha përgatitjet tashmë janë nga fundi dhe për atë në javët në vijim do të dalim me propozim të kompletuar, qendër konrkete në të cilën do të mjekohen, më bashkëkohorja deri më tani dhe atë problem, tashmë mendoj se ngadalë do ta zgjidhim. Kështu sot u përgjigj ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, në pyetje të MIA-s, nëse dhe si do të zgjidhet ajo që personat me fibrizë cistike mbi 26 vite vetë i paguajnë medikamentet.

“Për atë se kush si do të marrë terapi, megjithatë çdoherë do të vendosin kuadrot profesionale, komisioni, të gjithë të cilët duhet të marrin, të cilët nuk duhen, deri në cilin vit, do të vendosin profesionistët”, shtoi Mexhiti.

Në Kuvend javën e kaluar nuk kaloi propozimi për lirim nga participimi nga shërbimet mjekësore dhe medikamentet e pacientëve me fibrozë cistike mbi 26 vjeç. Siç u informuan anëtarët e Asociacionit për fubrozë cistike, pacientët u liruan nga participimi që në vitin 2019. Por, ata me të cilët foli MIA, thonë se ende i paguajnë medikamentet nga xhepi i tyre.

Asociacioni për fibrozë cistike kërkon zgjidhje një kohë më të gjatë për këtë problem. Nga atje shpresojnë se edhe krahas vitimit kundër, dhe me dokumentin nga viti 2019 se personat me fibrozë cistike janë të liruar nga participimi, përfundimisht do të gjindet zgjidhje me atë që pacientët më në fund do të lirohen nga kjo barrë financiare.

Aleksandar Stamboliski i cili është 26 vjeç, javën e kaluar foli për shpenzimet rreth terapisë për këtë sëmundje, mesatarisht në muaj rreth shtatë mijë denarë për pacient me fibrozë cistike. Nëse ka komplikime, nevojiten më shumë mjete financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat