Ramiz Merko zhduket nga opinioni, anulon të gjitha aktivitetet publike

Maqedonia

Ramiz Merko zhduket nga opinioni, anulon të gjitha aktivitetet publike

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 19:24
Ramiz Merko

Asnjë media nuk arriti të marrë deklaratë nga kryetari i Strugës, Ramiz Merko. Po ashtu nuk ka njoftim nga BDI, pasi Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi dje se Merkon e ka futur në “listën e zezë” për shkak të përfshirjes në korrupsion.

Ai përveçse nuk është i disponueshëm për koment, ka anuluar edhe manifestimin e Ditës së Liqenit, që tradicionalisht festohet në këtë ditë, më 21 qershor, me kryetarët e komunave të Ohrit, Strugës, Pogradecit dhe Debarcës.

“Aktiviteti u anulua për shkak se kryetari ka pasur punë të tjera urgjente, nëse ka një qëndrim do ta ndajë me mediat”, thanë për mediat nga zyra e krzetarit të Strugës, Ramiz Merko.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan dje se po caktojnë kryetarin e komunës së Strugës, Maqedonia e Veriut, Ramiz Merko, si përgjithësisht i papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të madh.

Merko dyshohet se derisa shërbente si kryetar i Komunës së Strugës, përvetësoi fondet dhe ndërhyri në procese gjyqësore dhe të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut në institucionet demokratike dhe zyrtarët e Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat