Mariçiq: Duhet të merret me seriozitet çdo sinjal nga partnerët tanë strategjik

Maqedonia

Mariçiq: Duhet të merret me seriozitet çdo sinjal nga partnerët tanë strategjik

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 12:18
Bojan Mariçiq

Duhet të marrim seriozisht çdo sinjal nga partneri ynë strategjik.

Kështu ka thënë zv. kryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq, për kryetarin e Strugës Ramiz Merko, i cili është futur në “listën e zezë” të SHBA-së për korrupsion të madh, shpërdorim fondesh dhe ndërhyrje në gjyqësor.

Mariçiq thekson se institucionet tona duhet t’i marrin parasysh pohimet e Departamentit të Shtetit Amerikan.

“Duhet me seriozitet t’i marrim ato, institucionet tona duhet të marrin masa për ato dhe çdo sinjal i partnerëve tanë strategjik duhet të merret me seriozitet.

Rreth hapave politik dhe hapave të mëtejshme institucionale duhet të sqarohet partia politike të cilës i takon Merko dhe institucionet kompetente. Është parimore që të merret seriozisht çdo sinjal nga partnerët tanë strategjik”, tha Mariçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat