Besimi: BDI sot do të del me qëndrim për vendosjen e Merkos në listën e zezë të SHBA-ve

Maqedonia

Besimi: BDI sot do të del me qëndrim për vendosjen e Merkos në listën e zezë të SHBA-ve

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 12:32
Ministri i Financave, Fatmir Besimi

Bashkimi Demokratik për Integrime (BDI) sot do të dalë me një deklaratë lidhur me vendosjen e kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko në listën e zezë të SHBA-së.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi tha se partia do të ketë qëndrim dhe deklaratë lidhur me këtë.

“Dhe aty, në lidhje me këtë, vetingu është në program dhe në përgjithësi në vend do të keni një pamje nga partia”, tha Besimi.

Ai nuk ka dashur të përgjigjet se si e sheh këtë situatë dhe futjen e Merkos në listën e zezë.

“Po më pyesni për një pyetje politike dhe partiake. Këtë do ta merrni sot gjatë ditës nga partia”, tha Besimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat