LSDM: Vetëm OBRM-PDUKM dhe partitë nga Bullgari janë kundër Rezolutës së Bundestagut

Maqedonia

LSDM: Vetëm OBRM-PDUKM dhe partitë nga Bullgari janë kundër Rezolutës së Bundestagut

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 12:36
LSDM- OBRM-PDUKM

Vetëm partitë nga Bullgaria dhe OBRM-PDUKM dhe E Majta janë kundër Rezolutës së Bundestagut, thonë nga LSDM.

“Pasi u bë e qartë se Mickoski nuk ka lobuar për Rezolutën e Bundestagut Gjerman, OBRM-PDUKM filloi ta pështyjë. Çfarë është në Rezolutën e miratuar, për të cilën vetëm OBRM-PDUKM-E Majta dhe partitë nga Bullgaria e sulmojnë: “Bundestagu gjerman njeh kulturën, identitetin dhe gjuhën maqedonase.

Në Bashkimin Evropian, i cili karakterizohet nga një diversitet i madh i gjuhëve dhe kulturave, gjuhët janë pjesë integrale e trashëgimisë sonë të përbashkët kulturore”, theksojnë nga LSDM.

Nga LSDM pyesin se cili është interesi i përbashkët i OBRM-PDUKM-së me partitë nga Bullgaria.

“Diversiteti gjuhësor praktikohet në shumëgjuhësinë e programeve dhe në punën e institucioneve. Gjuha dhe kultura maqedonase do ta pasurojnë edhe më shumë këtë diversitet. Bashkimi Evropian ruajtjen dhe mbrojtjen e kësaj pasurie e konsideron si një nga detyrat e tij më të rëndësishme”, shtojnë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat