Mariçiq: Ndryshimet Kushtetuese nuk bllokohen

Maqedonia

Mariçiq: Ndryshimet Kushtetuese nuk bllokohen

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 13:44
Bojan Mariçiq

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, thotë se ndryshimet kushtetuese nuk janë të bllokuara, por, sic percjell KlanM, pret që Qeveria të bëjë vlerësimin për momentin më të mirë që nismën ta dorëzojnë në Kuvend.

Vlerësoj se duhet për disa ditë ti jepet shansi dialogut me opozitën, edhe pse është e qartë se ata nuk duan të ulen në tavolinë. Dera mbetet e hapur edhe atëherë kur amendamentet të hyjnë në Kuvend. Do të doja që gjatë verës ti dërgojmë amendamentet në Kuvend, kurse afati i fundit për përfundimin e procedurës është fundi i Nëntorit” – tha Bojan Mariçiq, zv/kryeministër.

Zv/Kryeministri Mariçiq edhe një herë ka kërkuar nga opozita të bisedojnë për kushtet reale rreth ndryshimeve kushtetuese. Ai ka përgënjeshtruar se po bëhen presione ndaj deputetëve të opozitës.

Shpresoj të mbretëroj arsyeja. Do të vazhdojmë ti drejtohemi udhëheqësisë dhe deputetëve të opozitës. Cdo deputet është I lirë të vendos dhe askush smund të bëjë presione. Dialogu nuk duhet të zëvendësohet me presione” – tha Bojan Mariçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat