Suat Misini katër ditë grevë me etje para Kuvendit

Maqedonia

Suat Misini katër ditë grevë me etje para Kuvendit

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 16:14
Suad Misini, aktivisti për të drejtat e njeriut

Suad Misini, aktivisti për të drejtat e njeriut për të katërtën ditë me radhë po mban grevë me etje përpara Kuvendit, për të senzibilizuar urgjencën e zgjidhjes së problemit për personat pa dokumente.

Greva tashmë ka filluar të reflektojë edhe në gjendjen e tij shëndetësore, por Suad Misini përsëri thotë se ndjehet mirë.

“Fizikisht, ende ndjehem mjaftë mirë që të mund plotësisht i vetëdijshëm të them se greva do të vazhdojë, nuk e di se sa do të mundëm fizikisht por për sa kohë që unë mund të kuptoj kontrollin tim racional të jetës sime greva do të vazhdojë, derisa të shoh që institucionet e kanë kuptuar nevojën për një zgjidhje të menjëhershme të këtij problemi dhe për aq kohë sa shoh hapa konkretë që ky problem po zgjidhet”, tha Suat Misini, aktivist për të drejtat e njeriut.

E se a do të zgjidhet ky problem, Klan M pyeti edhe Kryeministrin Kovaçevski.

“Do te duhen edhe katër ditë që ligji për personat pa dokumente të kaloje në qeveri”, tha Kryeministri, por nuk u përgjigj nëse aktivisti Suad Misini do të mund të durojë pa ujë edhe për katër ditë tjera të grevës.

“Ndryshimet që duheshin bërë në ligjin e gjendjes civile në pjesën e regjistrimit të personave të paregjistruar tashmë janë bërë në parlament dhe për 600 persona statusi do të zgjidhet. Pjesët e tjera të ligjit janë duke u përgatitur, dje unë me deputeten Latifa Shikovska e cila isha së bashku me zotëri Misini dhe u tha se në seancën e parë të radhës pas katër ditësh do të miratohen menjëherë ndryshimet ligjore dhe do t’i dorëzohen kuvendit”, tha Kovaçevski.

Ndryshe, para Kuvendit ku për të katërtën ditë Suad Misini mban grevë me etje, vetëm një OJQ për të drejtat e njeriut ka mbështetur nismën e tij. Misini ndjehet i zhgënjyer, por thotë se nuk do të ndalet për të ngritur zërin në kërkim për të drejtën e dokumenteve.

Ndryshe, një muaj më herët, 19 vjeçari Memet Kamberi pas vdekjes mbeti tre javë në morg për shkak të mungesës së dokumentacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat