Pendarovski: Relacionet tona me Amerikën janë të qëndrueshme në aspektin gjeopolitik

Maqedonia

Pendarovski: Relacionet tona me Amerikën janë të qëndrueshme në aspektin gjeopolitik

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 17:02
Stevo Pendarovski

“Relacioni jonë me Amerikën është i qëndrueshëm në aspektin gjeopolitik. Ndodhën një sërë ngjarjesh dhe lëvizjesh në vitet 1990 nga SHBA-ja dhe ky partneritet strategjik u përforcua. Prandaj, në lidhje me sfidat e sotme të atij pozicioni gjeopolitik të Maqedonisë së Veriut ndaj SHBA-së, të SHBA-së ndaj nesh dhe ndaj Ballkanit Perëndimor si rajon, nuk pëson ndryshime të rëndësishme, sepse ajo arkitekturë gjeopolitike nuk mund të zhvendoset dhe pasi SHBA-ja mjaftë është përfshirë në rajon dhe në marrëdhëniet tona dypalëshe”, theksoi presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.

Pendarovsi dhe ambasadorja amerikane Anxhela Prajs Ageler marrin pjesë në konferencën e sotme të titulluar “Marrëdhëniet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonisë së Veriut në epokën e trazirave gjeopolitike” nën organizimin e Qendrës presidenciale për edukimin politik.

Kreu i shtetit kujtoi gjithashtu anëtarësimin e vendit në KB dhe partneritetin amerikan në tërë procesin, i cili gjithashtu është intensifikuar vitet e fundit, si dhe partneritetet strategjike mes dy vendeve dhe mbështetjen e madhe që vendi ynë merr nga SHBA-ja.

Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Ageler, në fjalimin e saj vuri në dukje krenarinë që duhet të ketë vendi në raport me gjithçka është arritur gjatë tre dekadave, sepse, siç tha ai, tre dekada janë një periudhë e shkurtër për një progres të tillë.

Ajo gjithashtu kujtoi se vendi ka treguar vlerat e veta si partner i besueshëm dhe strategjik dhe apeloi që të mos nënvlerësohet anëtarësimi i vendit në NATO, si dhe arritjet e tjera të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat