Musliu për Merkon: BDI nuk mund ta heqë nga pozita e kryetarit të komunës, e as Spasovski nuk mund ta burgosë

Maqedonia

Musliu për Merkon: BDI nuk mund ta heqë nga pozita e kryetarit të komunës, e as Spasovski nuk mund ta burgosë

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 08:43
Albert Musliu

BDI nuk mund ta heqë Ramiz Merkon nga pozita e kryetarit të komunës sepse nuk ka mundësi ligjore. Njëjtë, as Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski nuk mund ta arrestojë Ramiz Merkon sepse për këtë ka procedura që duhet të respektohen. Kështu sqaron analisti Albert Musliu në Klan Debat, për të shuar zërat që qarkullojnë ditëve të fundit në opinion.

“Unë, po të isha zoti Merko, nëse isha i sugurt, do të insistoja që procesi të përshpejtohet”, tha Musliu.

Vendimi i DASH-it për Ramiz Merkon i zgjoi nga gjumi institucionet gjyqësore të vendit, të cilët sipas analistit, Ibraim Memeti kanë qenë në gjumë të thellë.

Memeti i sheh me skepticizëm paralajmërimet e Këshillit Gjyqësor për hetime në Gjyqin dhe Prokurorinë e Strugës.

“Nuk mundet tash të shkojnë të gjithë në Strugë. Struga na u bë qendër e kriminalitetit. Ato duhet rregullisht t’i përcjellin këto punë. Dhe kur e targeton një komunë apo subjekt, tani del se këto tjerët të gjithë janë ‘melaiqe’ e vetëm ky paska qenë i korruptuar”, shtoi Memeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat